MaqedoniTop Lajme

Sela: Organet e partisë vendosin për rrethin e dytë

Shpërndaje

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela thotë se nuk do t’i imponojë trupit votues për kë të votojë apo të mos votojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Megjithatë në një intervistë për emisionin 360 i cili transmetohet sonte në orën 22 në Alsat, Sela tha se javën e ardhshme organet e partisë do të vendosin për hapat e mëtutjeshëm.

Si qytetar? Do të vije 5 maji dhe do ta shihni. Edhe unë si qytetar kam të drejtën ta mendoj dhe ta vendos a duhet ose jo të dal. Ashtu ju bëj apel edhe gjithë qytetarëve që ta marrin vendimin vetë dhe sipas dëshirës tyre të dalin dhe të shprehin vendimin e tyre. Si kryetar i ASH-së, neve kemi vetëm një kandidat dhe kur ja kemi dhënë përkrahjen profesor Rekës nuk kemi shkuar me kandidat alternativ, që do ta përkrahim Rekën e nëse jo pastaj do ta përkrahim një tjetër”-tha Ziadin Sela, kryetar i ASH-së.