Shqiptarët e shpëtojnë! Operohet me sukses Shëndriti nga Kosova
Ashtu siç Elvis Naçi e bëri publike në emisionin e kaluar “Shqiptarët për shqiptarët” Shëndriti i paralizuar për shkak të një aksidenti iu nënshtrua operacionit në Tiranë gjatë javës që lamë pas.
Nofulla e tij ishte deformuar ndërsa djali vuante nga infeksione të rënda në kokë. I duheshin të paktën 30 injeksione për ta qetësuar. Për fat të mirë operacioni i tij doli me sukses të plotë.
Kirurgu austriak Dr. Emeka Nkenke u tha pas operacionit prindërve të Shëndritit se ia dolën të rregullojnë vrimën qe krijonte probleme në tru dhe se djali për pak ditë do i rikthehet jetës normale.
“Gjithçka shkoi shume mire. Çdo gjë funksionoi ashtu siç prisnim. Ndërhyrja u be nga tre mjekë, u dhe u krye me shpejt. Menduam se do te duheshin 3 orë por ja dolëm ta kryenim për 2 orë. Ishte ndërhyrje e ndërlikuar por siç thashë çdo gjë u krye shpejt, dhe kemi rregulluar vrimën qe krijonte probleme në tru. Pas disa ai mund të dalë nga spitali. Më pas duhet të qëndroi edhe dy jave te tjera në shtëpi, për të fituar forcë dhe gradualisht mund te filloi jetën normale.
(BalkanWeb)