Rajoni

Thaçi pas Samitit në Berlin: Nuk ka lëvizje për vizat, në dialog nuk vazhdojmë me kushtëzime për taksën

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Samiti i Berlinit, nuk sjelli ndonjë lëvizje të jashtëzakonshme. Ai ka thënë se Kosova doli e zhgënjyer nga ky Samit, pasi nuk mori ndonjë premtim për vizat. Thotë se takimi i radhës do të ndodh në Paris më 1 korrik. Ai ka thënë se ‘Serbia nuk mund të vazhdojë ta kushtëzojë Kosovën me taksën pasiqë është vendim i duhur”, tha Thaci.

“Ka qenë një takim jashtëzakonisht i rëndë. Kemi thekusar shumë qartë se Kosovës i duhet patjetër liberalizimi i vizave. Qytetarët e Kosovës e meritojnë. Kemi plotësuar standardet e nevojshme Nëse dicka e tillë nuk ndodh, do të ishte zhgënjim i madh. Sonte kishte paqartësi rreth këtij procesi, mendoj se ishte zhgënjim dhe dështim për Kosovën. Dëgjuam me vëmendje kancelaren Merkel dhe presidentin Macron, për interesimet e tyre per dialogun Kosovë – Serbi, opinionet e tyre që të lëvizet më shpejt drejt të ardhmes evropiane. Ishte konkludim i të gjithëve që kjo gjendje duhet të tejkalohet. Qëndrimi i Kosovës është i qartë. Nuk do të ketë dialog të kushtëzuar. Kemi shtruar nevojën që shtetet e Kuintit të jenë të bashkuara dhe të mos ketë dallime si deri më tani, dallime që po reflektojnë edhe në zhvillimet e brendshme. Takimi i ardhshëm do të ndodhë në Paris, në korrik”, ka thënë ai, duke shtuar se ‘SHBA-të duhet të kenë rol në dialog”.