Rajoni

Nasim Haradinaj: Nuk e kam përcjellë Samitin e Berlinit, jam kanë tu livru

Shpërndaje

E gjithë Kosova i kishte sytë kah Berlini të hënën ku do të diskutohej për fatin e Kosovës. Por, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj kishte diçka më të rëndësishme për të bërë.

“Unë nuk e kam përcjellë saktë, se jam kanë tu livru. Dje për mu ka qenë ma primare me livru, sepse këta kanë divergjencë aty pak, por aty janë tregu unik edhe sa u informova unë janë tregu unik”, ka thënë Haradinaj për gazetën inFokus.

Sipas tij me interes janë rezultatet e liderëve të Kosovës, që përfaqësuan vendin e jo paraqitjet.

“Po them që edhe në emër të organizatës së veteranëve të luftës për neve nuk kanë rëndësi mënyra si rrin e çka folin. Fjalët e bukura na kemi qe 20 vite, premtime të mëdha për këtë popull kemi qe 20 vite, bile premtime absurde, por rezultate”, është shprehur Haradinaj.