Showbiz

Deputeti shqiptar do të donte të kalonte një natë me Luana Vjollcën

Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka qenë i ftuari special sot i emisionit “Mirage”, ku i është dashur që të bëjë disa zgjedhje vërtet të vështira.

Kështu i pyetur nëse do të kalonte një natë me moderatoren shqiptare, Luana Vjollca apo këngëtaren Fjolla Morina, deputeti ka zgjedhur të parën dhe madje e ka argumentuar zgjedhjen e tij.

Milaim Zeka u shpreh se Luana është një yll, e bukur dhe e mençur dhe Zoti e ka pikturuar me kujdes:

“Absolutisht me Luana Vjollcën sepse për mua është një yll, është njeri super pozitiv dhe rrallë gjen kombinim aq të mirë që të jesh edhe e bukur, edhe e mençur. Gjithçka e ka perfekte. Zoti e ka vizatuar avash avash Luanën”, u shpreh Zeka.

Milaim Zeka ka bërë edhe një zgjedhje për gjoksin më të bukur, mes Encës dhe Shkendës, dhe ka zgjedhur këtë të fundit, duke e krahasuar gjoksin e saj me raketat e Amerikës.

“Enca nuk ka kurrfarë gjoksi seksi, Shkenda Dubova është absolute, gjokset e saj janë si raketat amerikane”, u shpreh ai.