Kënga ‘New Rules’ e Dua Lipës, klipi më i shikuar i vitit 2017

Shpërndaje

Dua Lipa është shfaqur e entuziazmuar, që videoklipi i këngës së saj “New Rules” është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të.

Kënga “New Rules” ka arritur këtë klasifikim në tabelën zyrtare të këngëve në Britani të Madhe dhe për herë të parë në të janë përfshirë platformat online si YouTube, Apple, Tidal dhe Spotifity për të pasur kështu një pasqyrë të muzikës në internet, shkruan DailyMail.

“Sapo mora lajmin që ‘New Rules’ është shpallur klipi më i shikuar i një artisteje Britanike në vitin 2017-të dhe ka 60 milion shikime vetëm në Britani të Madhe. A mund ta besoni? Unë nuk po mundem. Faleminderit shumë për mbështetjen dhe dashurinë, kjo do të thotë shumë për mua, këtë nuk do e kisha arritur pa ju”, është shprehur ajo.

Këngëtarja ka theksuar, se pikërisht kënga “New Rules” ka pasur një rëndësi të veçantë për karrierën e saj si dhe ka kërkuar nga ndjekësit e saj, që të vazhdojnë ta përkrahin punën e saj.