Ndjekësi i akuzon se po kopjon Kim Kardashian, por ja si ia kthen Bleona

Shpërndaje

Muajin e kaluar solli këngën më të re të titulluar “Wicked Game”, i cili u mirëprit prej fansave. Bleona Qereti duket se ka vendosur që të mos ndalet me projekte të reja muzikore që do të sjell këtë vit. Ajo tashmë është në përgatitje të projektit të ri që do ta shoqërojë me videoklip i cili pritet të jetë i veçantë.

Për ta dhënë këtë lajm, ajo publikoi një foto ku shfaqej e veshur me një rrjet me xixa, poshtë së cilës nuk kishte veshur asgjë.

Kjo pamje e këngëtares ka revoltuar disa nga ndjekësit e saj, të cilët nuk kanë nguruar ta kritikojnë këngëtaren, madje disa prej tyre e kanë akuzuar se po imiton Kim Kardashian, e cila njihet për fotot provokuese ku shfaqet e zhveshur.

Njëri nga ndjekësit e Bleonës i ka shkruar:” Ke imituar Kimin”, mirëpo Bleona ja ka mbyllur gojën duke i dhënë një përgjigje epike.

“Unë kam qenë Kimi para Kim-it ti yll. Me që di shqip, besoj kupton çfarë po them”, ja ka kthyer Bleona duke e lënë pa fjalë djalin në fjalë, i cili nuk ka tentuar më t’i kthej përgjigje.