Melinda publikon këngën e re “Melodia”

Shpërndaje

Rap-artistja e njohur e estradës, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor.

“Melodia” titullohet kënga e saj e re, e cila është ritmike e zhanrit RnB.

Vija melodike është realizuar nga vet Melinda, e cila e ka shkruar edhe një pjesë të tekstit në bashkëpunim me reperin Bardhi.

Ndërkohë producent i këngës është Çelik Lipa dhe incizimi është kryer në studion e SBS Entertainment.

“Melodia” është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperja Ademi vjen me një paraqitje mjaft atraktive dhe provokuese.

Për anën vizuale të projektit është kujdesur regjisori Valon Aziri. /Telegrafi/