ASH dhe Lëvizja BESA, sigurojnë cenzusin dhe hapin rrugën drejt NATO dhe BE-së!
Sipas gjitha gjasave do të arrihet cenzusi me 40% e votuesve për President të Shtetit të RVM.
Rethi i dytë zgjedhor ka qenë i fokusuar tek votuesi shqiptar i cili tani
më po përcakton edhe cenzusin edhe Presidentin e ardhshem te RVM-së!
Aleanca për Shqiptarēt dhe Lëvizje BESA kanë dhënë kontribut të pakontestueshëm në këtë proces duke ju bërë thirje votuesve te tyre të dalin dhe te përkrahin opcionin pro BE dhe NATO.
Faktori ndërkombëtar ka dhënë nje kontribut te pakontestueshëm qe këto dy forca politike opozitare te jenë aktive në rrethin e dytë madje të bëjnë diferencën ndaj dy kandidatëve si dhe arritjen e cenzusit.
BDI gjatë gjithë kohës ka provokuar subjektet opozitare me qellim që ASH dhe Levizja BESA të apstenojnë rrethin e dytë që në rast se nuk arrihej cenzusi gishti i fajësisë të drejtohet drejt ASH dhe BESË-n për dështimin eventual të zgjedhjeve Presidenciale./fol.mk