Ministri i Ahmetit këmbëngul se 120 mijë votat e tyre ia sollën fitoren Pendarovskit!
Ministri për ekonomi, Krseshnik Bekteshi, gjatë një debati në Tv Sitel tha se BDI është meritore për fitoren e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale.
Duke folur përballë përfaqësuesve të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët, Bekteshi ka thënë se BDI i ka sjellë Pendarovskit 120 mijë vota.
Me këtë konstatim të Bekteshit u ndërlidh Gjorçev, cipas të cilit në këtë rast LSDM ka 270 mijë vota.