Maqedoni

Gubvernatorja e Bankës Popullore: Bankënotat e para me emrin e ri nuk do të jenë dygjuhësore

Shpërndaje

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska Bexhovska, njofton se bankënotat e reja me emrin e ri Republika e Maqedonisë së Veriut mund të pritet të qarkullojnë në janar të vitit 2020. Paratë e para me emrin e ri që do t’i përdorin qytetarët janë bankënotat 500 dhe 10 denarë për të cilat është shpallur tender.

“Presim që bankënotat e para të dalin në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo është proces më i gjatë, por tashmë kemi shpallur dy tenderë”, tha Angellovska Bezhovska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen nëse paratë do të jenë dygjuhësore, ajo tha se deri tani s’është paraparë që paratë të jenë dygjuhësore, por se në të ardhmen do të konsultohen me institucionet kompetente për zbatimit e Ligjit për përdorimin e gjuhëve nëse ka ndryshime.

I gjithë procesi i ndërrimit të parave me emrin e vjetër do të zgjasë rreth pesë vite.