Presidenti Thaçi bën thirrje për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka bërë thirrje që të hiqet përgjithmonë kufiri që ndanë Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai ka thënë se pika kufitare në Morinë ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë dhe së është vendosur jashtë vullnetit të popullit, transmeton Klan Kosova.
“Sapo kalova pikën kufitare në Morinë, e cila ndanë padrejtësisht Kosovën dhe Shqipërinë. Kufi ky i vendosur jashtë vullnetit të Kosovës dhe Shqipërisë”.
“Këto gërmadha kufitare duhet të hiqen njëherë dhe përgjithmonë. Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë liri të lëvizjes dhe mallrave sipas standardeve evropiane. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të guxojnë t’i marrin këto vendime dhe atë pa humbur kohë”.
Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.