Këto janë kushtet e VLEN-it për Qeverinë e ardhshme

Shpërndaje

Tri pikat e programit të kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari janë edhe kusht për koalicionit opozitar shqiptar – VLEN-it për Qeverinë e ardhshme.

Në pyetjen e TV21, se pikat e programit për kandidat për president a do të jenë edhe kushtet e VLEN-it për Qeverinë e ardhshme, lideri i ASh-së, Arben Taravari me përgjigje:

“Sigurisht se po, këto do të jenë kërkesat tonë”.

Këto janë kushtet e #VLEN-it për #Qeverinë e ardhshme në #Maqedoni
Ndërkaq si pika për programin për president, Taravari ka numëruar:

– futjen e pakicës bullgare dhe pakicave tjera në Kushtetutë.
– heqjen e 20% që definon gjuhën shqipe dhe
– zgjedhjen e presidentit ta bëjë Kuvendi dhe jo përmes zgjedhjeve.