Ahmeti: Ideja që presidenti të zgjedhet në kuvend është e BDI-së, të tjerët vetëm interpretojnë premtimet tona

Shpërndaje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në press konferencë deklaroi se ideja që presidenti i vendit të zgjedhet në kuvend ëshhte ide e BDI-së ndër vite, ndaj si propozim i tillë vetëm do të forconte identitetin e Maqedonisë së Veriut si shtet multi-etnik dhe i barabartë për të gjithë.

“Ideja për Presidentin që të zgjedhet në kuvend është që nga viti 2016, mandej dhe në vitin 2020. Ne i përcjellim të gjitha zhvillimet ndaj angazhohemi që të kemi sa më shumë afërsi dhe të krijohet një ambient sa më produktiv për shtetin, që Presidenti të zgjidhet në kuvend dhe të këtë dhe zëvendëspresident , me këtë hap ne do arrijmë të kursejmë dhe thesarin e shtetit sepse natyrisht vetëm për një cikël zgjedhor duhen miliona euro. Pra, efekti është me mesazh pozitiv që do të ndikoi edhe tek të gjithë bashkësitë. Ka reaguar tashmë edhe Arben Taravari mbi këtë ide dhe më vjen mirë që po interpretojnë idetë tona”, deklaroi Ahmeti.