VLEN: Ali Ahmeti u frikësua nga Taravari…

Shpërndaje

Deklarata e Ali Ahmetit për kinse “lajmin e madh“, konfirmon së paku dy gjëra. E para, që BDI është parti pa ide e cila me veprime ad hoc shfaq pafuqi të plotë për t’i përfaqësuar shqiptarët në nivel më të lartë politik. Tejet nënçmuese për mitin e Ali Ahmetin është që të paraqitet me teza bajate vetëm e vetëm të konkuroj me propozimin e kandidatit të opozitës së bashkuar shqiptare Dr. Arben Taravarit që në të ardhmen zgjedhja e të parit të shtetit të bëhet në Kuvend.

E dyta, ende jetojnë me filmin që ata e kanë monopolin mbi parimin e partnerit strategjik me BE dhe SHBA. Në vend që të mundohen të sqarojnë se pse Ali Ahmeti frigohet të paraqitet në mejdanin dhe ai të garrojë, e për këtë po e sakrifikojnë Bujar Osmanin, le të dalin nga interesat e ngushta partiake dhe le ta mbështetin Arben Taravarin si president i parë shqiptarë.
Logjikshëm parashtrohet pyetja: pse BDI po e përçan votën shqiptare? Kujt po i shërben Ali Ahmeti tash?

Koalicioni VLEN nuk lufton për shpërblime ngushëlluese, por për rol të ndershëm dhe real të shqiptarëve në jetën politike. Ali Ahmeti nëse nuk është në gjendje të luftoj për interesat e popullit shqiptar, e ndershme është që të shkojë në pension politik.