Rajoni

“Çfarë trishtimi”, Rama për protestën: Qeverisë s’ka ç’i bën

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një mesazhi në Twitter pas protestës së opozitës që vijon ende në bulevard para Kryeministrisë.

Rama nuk e fsheh trishtimin për atë që po ndodh, ndërsa ka dhe një mesazh për ata që mbështesin opozitën. Ai thotë se kjo politikë qorre nuk ka ç’ti bëjë qeverisë por Shqipërisë i bën dëm.

“Çfarë trishtimi një lider opozite që me zë të ikur i thotë qeverisë “Aman ik!”, ndërkohë që ata rrotull tij hedhin zjarr mbi godinën e saj! Uroj që kujt vete ende pas kësaj politike qorre, t’i jetë hapur sonte syri nga zjarri që qeverisë s’ka ç’i bën, po Shqipërisë i bën veç dëm👎”, shkruan Rama.