Haradinaj nënshkruhet në Librin e Zisë të Shqipërisë për vdekjen e dy oficerëve shqiptarë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës është nënshkruar në Librin e Zisë në Ambasadën e Shqipërisë, raporton Gazeta Blic.
Ai nënshkrimin e tij në këtë libër e ka hedhur me rastin e shprehjeve të ngushëllimeve, siç ka thënë ai, popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë.
“Mëngjesin e sotëm jam nënshkruar në Librin e Zisë, në Ambasadën e Shqipërisë, duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta popullit shqiptar për humbjen e jetës së dy oficerëve shqiptarë në misionin në Riga të Letonisë. Oficerët e ushtrisë shqiptare, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, nderuan flamurin dhe atdheun. Kosova përjetësisht mirënjohëse’, ka shkruar Haradinaj.
Ndryshe, nëntetarja Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi para disa ditës humbën jetën në Letoni.