Në Bosnje e Hercegovinë bie borë sikur të ishte dimër (Video)
Pas shiut të rrëmbyeshëm dhe zonave të prekura nga përmbytjet, disa pjesë të Bosnjë e Hercegovinës më saktësisht në Korçanicë jo larg Sanski Mostit, ka rënë sasi e madhe e botës.
E në videon e publikuar më poshtë shfaqet shoferi i një kamioni që përmes sasisë së madhe të borës, mundohet ta dërgoj kamionin në destinacion, transmeton Telegrafi.
Korçanica gjendet 32 kilometra nga Sanski Mosti dhe është pjesë e malit Grmeç. Kjo zonë njihet për sasinë e madhe të borës që e “grumbullon” gjatë dimrit, por jo edhe në mes të muajit maj.
Madje autori i videos dëgjohet duke bërtitur borë sikur të ishte mesi i dimrit, duke aluduar në sasinë e madhe që ia kishte vështirësuar kalimin e lirshëm automjeteve të ndryshme.