RajoniTop Lajme

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula u bën thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit të votojnë masivisht të dielën

Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme të së dielës, më 25 tetor.

Ajo ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe të votës për forcimin e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, si dhe për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Mesazhi i Presidentes Shiroka Pula për zgjedhjet e së dielës:

Të dashur shqiptarë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që jetoni në Kosovë,

Ju ftoj që nesër, më 25 tetor, të merrni pjesë sa më masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Shfrytëzojeni të drejtën tuaj demokratike të votës për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Bashkimi është çelësi i përfaqësimit më të fuqishëm politik. Prandaj, bashkë në listë dhe bashkë në votim. Për më shumë deputetë shqiptarë në Parlamentin e Serbisë. Për një zë më të fuqishëm në mbrojtje të të drejtave, dinjitetit dhe interesave të shqiptarëve.
Çdo votë ka rëndësi. Pjesëmarrja juaj është kontribut i drejtpërdrejtë për përfaqësimin politik dhe për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Të bashkuar në përfaqësim, më të fuqishëm në mbrojtjen e të drejtave tuaja!