Fati i PSP-së: Nuk përjashtohet takimi Zaev-Mickoski
Kryeministri Zoran Zaev nuk është i informuar se si po ecin bisedimet mes grupeve të punës për Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe për këtë shkak do të takohet sot ministren e drejtësisë, Renata Deskoska, për tu informuar se a ka gjasa që në kohë pushteti dhe opozita të merren vesh për këtë ligj.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR : Unë sot do të takohem me ministren e drejtësisë, që njoftohem për punën e grupeve punuese. E di që kemi ide dhe qëllim të caktuar se si të vazhdojmë, qëllimi është të përfundojmë në kohë. Sigurisht që nëse ka përparim në bisedime, kemi marrëveshje që ne liderët e partive të takohemi për ta rrumbullakësuar përfundimisht ligjin.
Për ligjin duhen 2/3, e Kryeministri dëshiron që të ketë konsensus të plotë, kurse në vijë të njëjtë janë edhe 8 deputetet e shkëputur nga VMRO DPMNE-ja. E ambasadori francez, Kristijan Timonie, edhe një herë ua rikujtoi partive rëndësinë e ligjit për marrjen e datës për hapjen e bisedimeve.
KRISTIJAN TIMONIE, AMBASADOR I FRANCËS : Pritet që partitë të pajtohen rreth sjelljes së disa ligjeve, si për PPS-në… Nëse tejkalohet edhe kjo çështje, partitë më të mëdha në vend do të tregojnë se kanë kapacitet që për çështje me rëndësi të madhe nacionale të merren vesh.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i kumtoi afatet se deri kur partitë duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për ligjin, e afati i fundit është fundit është mesi i qershorit, para sjelljes së vendimit të Këshillit Evropian.