Zbulohet vendndodhja e ariut të shumëkërkuar në Prizren (Video)
Roja i Ujësjellësit Hidroregjioni në Prizren, Basri Skenderi, ka arritur ta xhirojë arushën e murrmë
Sipas rojës së Ujësjellësit Hidroregjioni, bëhet fjalë për të njëjtën arsuhë, për të cilën ishin angazuar edhe njësi të FSK-së për kapjen e saj
Drejtorati Qendror i Inspekcionit për Pylltari dhe Gjueti në Agjencinë Pyjore të Kosovës ka marrë vendim për vrasjen e “Arushës së Murrme”.
Në bazë të këtij vendimi kjo kafshë është shpallur “Kafshë përkohësisht dëmtuese”, ndërsa vendimi i është dërguar Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural të Komunës së Prizrenit, duke i dhënë asaj autorizimin për vrasjen e kafshës së “egër dëmtuese”, e cila, sipas tyre, afrohet në afërsi të vendbanimeve.
Lajmi i djeshëm që u përhap nga mediat kosovare nuk është i vërtetë:
Ja lajmi jo i saktë: Ariu sërish tmerron Prizrenin, dalin pamje të tij duke u shëtitur qytetit si ‘boss’
Më herët është publikuar një video me përshkrimin se ariu po qarkullon rrugëve të qytetit të Prizrenit.
Kjo video është lajm i rremë pasi ajo video nuk është në Prizren, por në Gatlinburg.
Disa media në Kosovë e kanë publikuar këtë video duke shkruar se ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.
Kliko për ta parë videon origjinale: VIDEO