Maqedoni

Gjykata e Apelit ja kur do të vendos për Grupin e Kumanovës, avokatët kërkojnë anulimin e aktvendimit

Shpërndaje

Gjykata e Apelit pas dëgjimit të ankesave dhe kërkesave të Grupit të Kumanovës dhe palës së tyre mbrojtëse për anulimin e aktvendimit të shkallës së parë.

Sipas njoftimeve të gjykatës, vendimi për ankesat e shkallës së parë pritet të merret pas tre muajsh, pas përfundimit të seancës së Këshillit të Gjykatës së Apelit dhe të njëjtën e publikon.

Avokatët thonë se kjo gjykatë e shkallës së dytë duhet të anulojë akuzën për terrorizëm dhe për organizim terrorist, përmes së cilës 33 pjesëtarë të Grupit të Kumanovës u dënuan me 746 vite, lidhur me ngjarjet e 9 dhe 10 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

“Nuk ka fakte dhe argumente të mjaftueshme që dëshmojnë se ky është akt terrorist. Është fakt se policia ka intervenuar në bazë të urdhrit, por nuk ka prova të sakta se kush ka filluar i pari të shtënat. Rezistenca ndaj policisë është diçka krejt tjetër nga terrorizmi. Vrasja e pjesëtarëve të policisë në këtë rast mund të kualifikohet me veprën “vrasje”, ku parashikohet i njëjti dënim dhe nuk ka çfarë të dëshmohet. Ekziston urdhëri për aksion, pastaj intervenim dhe rezistencë që nuk e mohon asnjë prej të akuzuarve, dhe janë policët e ndjerë”, theksoi avokati Elenko Millanov.

Në rastin e Lagjes së Trimave ku humbën jetën 18 veta dhe 30 të plagosur, përfshirë pjesëtarë të policisë dhe grupit të armatosur, 33 pjesëtarët e grupit të Kumanovës u dënuan me 746 vite burg. 7 me burg të përjetshëm, 13 persona u dënuan me 40 vjet burg, 6 persona me nga 20 vjet, njëri nga të akuzuarit u dënua me 18 vjet, dy me nga 14 vjet dhe dy pjesëtarë tjerë me nga 13 vjet./INA/