Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, qershori afati i fundit për realizimin e marrëveshjeve
Pa Edi Ramën dhe Ramush Haradinajt në krye, ministrat e Qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës nën udhëheqjen e zëvendëskryeministrave Erion Braçe dhe Fatmir Limaj i bën një bilanc marrëveshje të nënshkruara në tetor 2018 në Pejë.
Na presin shumë sfida, tha Fatmir Limaj që kërkoi veprime konkrete për të reaguar në kohë.
“Ajo çfarë mund të them sot, është se nga 4 marrëveshjet që kemi arritur në mbledhjen e dy qeverive në Pejë ka pasur një progres. Qershori do të jetë afati i fundit i implementimit dhe zbatimit të këtyre marrëveshjeve”.
Pas pesë vjetësh nga mbledhja e parë e dy qeverive në Prizren tha zëvendës kryesministri Erion Brace detyrimet ndaj shqiptarëve të dyja anët e kufirit sa vijnë e shtohen.
Së pari tregu, sh[ërbimet dhe lëvizshmëria. Së dyti siguria; Së treti Kulturra dhe Diaspora; e së fundmi aksioni diplomatik dhe bashkëpunimi politik. Po të ndalem te fusha e parë, dua të them se me Kosovën, ashtu si me 4 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor po punojmë fort drejt krijimit të një zone të lirë ekonomike të përbashkët në rajon. Një zonë ku legjislacioni i vendet tona lehtëson tregtinë e lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave e në të njëjtën kohë është e edh i për afruar me legjislacionin e BE”, ka deklaruar Braçe./ Top Channel