LAJMI I FUNDIT: Dorëhiqet Theresa May
Theresa May ka njoftuar dorëheqjen e saj nga posti i kryeministres së Mbretërisë së Bashkuar.
Ajo bëri të ditur të premten se do ta lërë postin e udhëheqëses së Partisë Konservatore më 7 qershor.
Pas vendimit të saj do të nis edhe gara për ta zëvendësuar atë si udhëheqëse konservatore dhe kryeministre, njofton Klan Kosova.
May ishte nën presion për t’u larguar nga posti i shefes së qeverisë britanike pas një reagimi nga deputetët e saj kundër planit të saj për Brexit.
Parlamenti ka kundërshtuar tri herë marrëveshjen e tërheqjes nga BE të Theresa May, transmeton Klan Kosova.