Kandidati i Këlcyrës: Kam zyrë martesash, i fut në dhomë, kur mashkulli është ‘i skopitur’ femra ma thotë mua
Kandidati për kryetar Bashkie i Këlcyrës Hazbi Kasaj në emisionin “Xing me Ermalin” ndër të tjera ka treguar se ka marrë 2 milionë lekë për një ndërmjetësim martese. Ai është shprehur se ka një zyrë martesash, pra marton njerëz kundrejt pagesës, dhe këtë biznes mendon ta shtrijë edhe jashtë Shqipërisë.
Gjatë bisedës ai është shprehur se pasi i prezanton çiftin, e fut në një dhomë dhe tregon se kur mashkulli është ‘i skopitur’ femra ia thotë atij. Sipas tij në këtë moment ai është në kërkim për një mashkull tjetër për femrën.
Në këtë emision ai është shprehur se është pro shtëpive publike.
Biseda:
Hazbi Kasaj: Unë në punën time të përditshme kam edhe zyrë martesash, martoj njerëz. Bëj punën e ndërmjetësit kundrejt pagesës.
Ermal Mamaqi: Me sa lekë i bashkoni?
Hazbi Kasaj: Këtë e kemi sipas kokës e qylafit.
Ermal Mamaqi: Si i bashkon çiftet?