Zaevi fundos ekonominë e Maqedonisë
LSDM-ja dhe Zoran Zaev e kanë shkatërruar ekonominë dhe i kanë varfëruar qytetarët, theksohet në kumtesën e sotme të VMRO-DPMNE-së.
Puna e Qeverisë në vitet e kaluara, thonë nga VMRO-DPMME është paaftësi, kriminaliteti dhe korrupsion kurse e gjithë Evropa shënon rritje ekonomike dhe se vetëm Zaev e çoi ekonominë e Maqedonisë në fund të Evropës.
“Me huatë e e ditëpërditshme të LSDM, borxhi i shtetit është rritur për mbi një miliard euro. SI rezultat i huazimit, borxhi publik tashmë është mbi pesë miliardë euro”, thonë nga VMRO-DPMME duke shtuar se për dy vite LSDM shpenzoi më shumë se nëntë miliardë buxhet ndërsa qytetarët nuk panë asnjë përfitim.
Ata theksojnë se askund nuk janë spitalet, shkolla, 600 kilometrat autostradë dhe 550 kilometra rrugë rajonale.
“Qeveria e paaftë e LSDM ka realizim më të vogël të investimeve kapitale në historinë e vendit. Në katër muaj e para të vitit 2019 është 9.83 për qind që është më keq se vitin e kaluar që ishte viti më i keq në realizim të investimeve kapitale”, thonë nga kjo parti.
Në fund nga kjo parti thonë se LSDM tregoi se nuk din të sigurojë rritje ekonomike dhe të përmirësojë jetën e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.
“Me LSDM shteti nuk mund të ketë zhvillim, dhe për këtë arsye është e domosdoshme që LSDM menjëherë të ikë që Maqedonia dhe qytetarët të ecin para”, thuhet në kumtesë.