Do të publikohen 6 përgjime të plota se si u blenë votat…
Gazetari i prestigjozes gjermane ‘Bild’, Pieter Tiede, i cili publikoi pak javë më parë në jëtë gazetë një shkrim kur për herë të parë zbardheshin përgjime ku vetë Edi Rama kujdesej se si i kishte shkuar plani i manipulimit të votave në Dibër në zgjedhjet e vitit 2017, pritet të kthehet fuqishëm sërish me një tjetër shkrim po për shitblerjen e votave nga Partia Socialiste në Shijak dhe Durrës.
Në një komunikim me Faxnews Tiede konfirmon se pjesë e shkrimit do të jenë edhe regjistrime të plota të përgjimeve të telefonatave, dhe shembuj nga rasti i Astrit Avdylit, i njohur edhe si një nga të fortët e Shijakut.
Ky do të jetë një tjetër tërmet për qeverinë Rama, e cila në shkrimin e parë e kryqëzoi gazetarin gjerman, me pretendimin se ai ishte i blerë dhe kishte lidhje me opozitën.
Njoftimi i gazetarit
‘Përshëndetje, kam një histori të re … do të botohet sonte ose nesër në mëngjes … Shijak dhe Durrës … blerje votash nga ana e Partisë Socialiste … Me gjashtë rregjistrime të plota – përgjime telefonatash … në shqip dhe përkthyer në anglisht …
Ajo që kemi janë regjistrime – ne do të kemi gjashtë regjistrime në gjuhën shqipe në faqen tonë të internetit .. shembuj nga rasti i Astrit Avdylit.
Telefonata të bëra me politikan dhe votues’, shkruan Tiede./syri.net