Arianit Xhaferi: Të dashur studentë, nesër e keni mundësinë që ministrit Ademi “t’ja thyeni hundët dhe ta fishkëlleni fjalimin e tij”
Të dashur studentë të UEJL dhe UT
Nesër gjatë ceremonisë së diplomimit (me siguri) do vijë dhe Arbër Ademi të rrahë gjoks se çfarë ka bërë ai dhe subjekti që përfaqëson për studentët, arsimin dhe vendin.
Me tituj shkencor të falsifikuar kuadrot e subjektit që kanë udhëhequr ministrinë e kanë shkatërruar arsimin sa herë që kanë mundur. Shkollat tona me kushte si në kohën e gurrit, librat me fyerje e të pavërteta, punësimet partiake në arsim lulëzojnë, blerje notash, kushtëzime me shërbime seksuale për një notë, kërcënime e shantazhe ndaj profesorëve që s’i kanë në parti, kërcënime ndaj nxënësve që guxojnë të flasin hapur kundër problemeve… kjo listë s’ka fund. Për vendin çfarë kanë bërë? Ua them unë… nesër festoni kurse pasnesër bleni një bilet për në Gjermani dhe kërkoni punë në McDonald’s, në Baustelle apo lani pjata në ndonjë restoran. Alternativë e keni t’i bini ndër këmbë Arbër Ademit dhe tipave të kalibrit të tij që i kemi në qeveri për t’ju punësuar diku.
Të dashur studentë, NESËR E KENI MUNDËSINË T’JA THYENI HUNDËT DHE TA FISHKËLLENI FJALIMIN E TIJ, T’JA KTHENI SHPINËN, T’I MBULONI VESHËT ME DUAR APO TË PROTESTONI NË ÇFARËDO MËNYRE TJETËR QË E SHIHNI TË ARSYESHME. NESËR E KENI MUNDËSINË TA SHFAQNI DINJITETIN OSE TË BËHENI NJË ME TUFËN…
Suksese