Maqedoni

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO para Komisionit të Senatit Amerikan

Shpërndaje

Komisioni i Senatit për Çështjet e Jashtme do të mbajë një seancë të mërkurën për të diskutuar mbi pranimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën e NATO-s.

Në seancë do të dëshmojnë, sekretari amerikan i shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Philip Reeker dhe Katherine Wilbarger, zëvendës ndihmës sekretari i Mbrojtjes së SHBA-së për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare.

Senatori James Rish, kryetar i Komisionit, më herët në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, tha se menjëherë pas seancës dëgjimore, protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO do të dorëzohet për votim në Senat.

“Ka shumë mundësi që kjo të ndodhë në qershor. Ne jemi optimist se do ta bëjmë atë atëherë, “tha atëherë.