Opozita proteston sërish në Tiranë

Shpërndaje

Opozita e bashkuar në Shqipëri, sot do të zhvillojë protestën e 8 kombëtare, përmes së cilës do të përsëriten dy kërkesat kryesore, ajo e largimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe krijimi i një qeverie tranzitore.

Mediat shqiptare raportuan se protesta që nis në orën 19:00 pritet të zgjasë deri në mesnatë, njëjtë sikurse protestat e fundit edhe pse policia i ka dhënë leje Partisë Demokratike që protestat të mbahet deri në ora 21:00.

Rreth 1 mijë e 300 punonjës policie do të jenë të angazhuar për të mirëmbajtur rendin në protestë.