MaqedoniTop Lajme

Skandaloze: Rektori dhe Dekani i UNT-së nuk dinë të bëjnë dallimin mes “Gjeneratës dhe Klasës”! (Foto)

Shpërndaje

Një lexues i rregullt i portalit ALBAZONE na ka dërguar një shkrim në lidhje me absolvetiadën në Universitetin “Nënë Tereza” – Shkup, ku thotë se rektori bashkë me dekanin nuk dinë të bëjnë dallimin mes absolventiadës dhe diplomimit si dhe gjeneratës 2016-2019 me klasa 2016-2019.

Për më tepër e keni tekstin e plotë dërguar portalit ALBAZONE:

Aziz Pollozhani bashke me Isak dhe Zeqirija Idrizin nuk din dallimin ndermjet diplomim dhe absolventiade, e as dallimin ndermjet klase dhe gjenerate! Gafet dhe te keqen qe ja bejne UNTse nuk ndalojne.
Ne faqen e fakultetit te arkitektures e ndertimtarise, eshte publikuar postim me tiull “CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË KLASËS 2016-2019”. http://www.fan.unt.edu.mk/ dhe https://www.facebook.com/FAN.Shkup/
Ore Aziz e vellezerit Idrizi, keta student dje jane promovuar si absolvent dhe nuk kane diplomuar. Promovimi i absolventeve dhe diplomimi i studentit eshte dita me naten e nuk ka lidhje njera me tjetren. Si mund te kene diplomuar keta absolvent sot, te cilet ligjeratat i perfunduan para nje jave, ndersa sesioni i provimeve per ta fillon javen e ardhshme?! Keshtu eshte kur universitetin e udheheqin debitant e pseudoprofes/rekt-or e kvazidekan.
Prej kur paska filluar gjenerata te emertohet si KLASE? Si ka mundesi te shenohet klasa 2016-2019? Kete gaf nuk e bejne as ne shkollat fillore te Shkupit. Ne ç’nivel ra Universiteti shqiptar ne Shkup. Shporuni shkaterues te universitetit dhe te rinise Shqiptare. Per nivelin e gjuhes qe eshte perdorur ne publikim, me mire te mos komentojme. Ne promovimin e absolventeve, nuk i erdhen profesoret dhe asistentet (stafi akademik) rektorit ne promivim, edhe pse ftesa u dergua ne email deri te gjithe stafi akademik, si dhe sot eshte dite pune per universitetin. Pra, shumica e profesoreve dhe asistenteve vendosen ta bojkotojne Azizin dhe ti tregojne se nuk pajtohen me menyren antiakademike te menaxhimit te universitetit nga ana e tij si kvazirektor. Qe ta mshehin kete detaj, ne 10 fotografite e publikuara ne kete publikim (https://www.facebook.com/untshkup) ne faqen zyrtare ne facebook, nuk ka asnje fotografi nga e gjithe salla, qe te mos duket se salla ishte e zbrazet, e si kompensim per kete ka publikuar fotoalbum me 5 fotografi te sutendeteve (qe eshte ne regull pasi studentet e meritojne) dhe 5 fotografi te funksionareve te BDI-se (vetvehten, Bujar osmanin, Visar Ganiun dhe Talat Xhaferin) sikurse ata sot shpallen absolvent .
Mjerim per ne.

Me poshte ju sjellim edhe lajmin ne faqen zyrtare te fakultetit:

http://fan.unt.edu.mk/ceremonia-e-diplomimit-te-klases-2016-2019