MaqedoniTop Lajme

EKSLUZIVE: Arr.estohet funskionari i lartë i BDI-së (FOTO)

Shpërndaje

Me urdhër të prokurores për kr.im të organizuar Vilma Ruskovska, mëngjesin e sotëm është arr.estuar sekretari shtetëror në Ministrinë për shoqëri informatike, Jahi Jahiu.

Jahiu dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare në marrjen e provizionit nga një tenderi i fituar.

Jahiu është kuadër i BDI-së. Për momentin sektori për kr.im të organizuar dhe korupsion po kryen bas.tisje në hapësirat e ministrisë.

Sipas dëshmitarëve Jahi Jahiu nga Kumanova është arr.estuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërkohë që policia ka qëndruar në shtëpinë e tij për të kryer bastisje.

Sipas informatave të portalit SDK, bëhet fjalë për mito prej 10 mijë eurove, të cilat Jahiu i ka marrë në mënyrë të paligjshme gjatë viti 2014-2015.

Jo zyrtarisht për këtë funksionarë të BDI-së, Prokuroria do të kërkojë parabu.rgim.