Paralajmërimi për shkarkim: Meta njofton konferencë urgjente
Teksa Parlamenti hartoi një projekt-rezolutë për të nisur procesin e shkarkimit të presidentit, Ilir Meta ka reaguar duke njoftuar konferencë urgjente për media.
Ende nuk dihet se çfarë deklaratash do të bëjë kreu i shtetit fill pasi Kuvendi e cilësoi aktin e Metës tërësisht të pavlefshëm.
Ndërkohë, ky reagim vjen edhe një ditë para mbajtjes së seancës plenare ku do të nisë diskutimi për largimin e tij nga posti i presidentit.