Japonezët ndihmojnë në pastrimin e ajrit në Kosovë (Video)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka pranuar një donacion me shumë vlerë. Në të ka pajisje që janë shumë të rëndësishme për matjen e ajrit.
Këto aparatura i solli Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar e cila përmes Projektit të Zhvillimit të Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit në Kosovë e mbështeti Ministrinë e Mjedisit.
Ministri i Mjedisit, Fatmir Matoshi, tha se pajisjet e dhuruara nga Japonia janë ndihmesë e madhe.
Kronikë e zgjeruar nga Dafina Jegeni-Krasniqi.