Gjenden një pjesë e parave të grabitura në Rinas
Policia e Shtetit ka gjetur një pjesë të parave që u gr*abitën në Rinas nga Admir Murataj dhe Klement Çala. Gjatë arresti*mit të punonjësit të Rinasit Hasan Kanaçi, i cili dha informacionin për lëvizjen e blindave, janë gjetur edhe një sasi e konsiderueshme monetare në euro, paund, dollarë dhe lek.
“Sekuestrohen sasi të konsiderueshme vlerash monetare në valutë (euro, paund, dollarë) dhe në lekë”, – tha policia në një njoftim për mediat.
Policia nuk thotë ende sa është shuma e parave të gjetura, apo ku ishin fshehur ato, pasi pret që të zbulojë edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar për grabit*jen në Rinas.
Deri më tani policia ka vënë në pran*ga 6 persona të dyshuar si të përfshirë në g*rabitje, Ragip Hajdini, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Renaldo Sulaj, Oltjan Veseli dhe Saimir Cela dhe janë shpallur në kërkim Klement dhe Eldi Çala.