MaqedoniRajoniTop Lajme

Edi Rama ‘godet’ Pendarovskin: Nuk mund ta ndash Maqedoninë e Veriut nga Shqipëria

Shpërndaje

Pas deklaratave të bëra nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Penderovksi, i cili i ka kërkuar Këshillit Europian që vendi i tij të “ndahet” nga Shqipëria për të nisur procesin e hapjes së negociatave, ka reaguar edhe kryeministri, Edi Rama.

Kryeministri Rama këtë kërkesë të Presidentit të vendit fqinj e konsideron si të çuditshme, ndërsa kujton kontributin kyç të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj në zhvillimet demokratik të vendit fqinj.

Shefi i qeverisë shton se kjo kërkesë e Presidentit të Maqedonisë së Veriut nuk duket as e drejtë dhe as praktike.

“Presidenti @SPendarovski nënkupton favorizimin e ndarjes nga Shqipëria në vendimin për negociatat?Çudi kjo qasje, sidomos kur konsideron kontributin kyç të Shqipërisë&shqiptarëve në zhvillimet demokratike&rrugën europiane të shtetit mik.S’duket as e drejtë as praktike faktikisht!”, shkruan Rama.