Aksident tragjik në Tiranë, shuhet familja me 4-anëtarëshe
Një aksident me bilanc lu*fte ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në aksin Elbasan-Tiranë. Nga kjo ngjarje tragjike numërohen 4 vik*tima të së njëjtës familje dhe një i plagosur.
Burime zyrtare të policisë raportojnë se në afërsi të një qendre tregtare, mjeti me drejtues shtetasin A. A., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët; V. B; B. B; F. B; Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./tch/