Maqedoni

LSDM zgjedh nënkryetarët e rinj, Muhamet Zekiri pritet të rizgjidhet

Shpërndaje

Zgjedhja e udhëheqësisë së re të partisë, si dhe kompletimi i ndryshimeve të brendshme të partisë, pritet sot në seancën e Këshillit Qendror të LSDM-së në pushtet.

Këshilli qendror do të mbajë seancë në Ohër ndërsa seanca e nëntë, siç njoftoi partia, do të fillojë në orën 16:00, përcjellë KOHA.

Në rendin e ditës janë ndryshimet thelbësore në parti, sistemi i ri i veprimit dhe punës së partisë dhe përparimi i shtetit.

Fshesa e cila u paralajmërua nga lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale, filloi pikërisht në partinë e tij. Të 78 kryetarët e organizatave komunale janë larguar nga pozita. Për këtë ai, si lider, sipas statutit të partisë, ka kompetencë të drejtpërdrejtë.

Janë shkarkuar edhe i gjithë Bordi ekzekutiv i LSDM-së, të gjithë gjashtë nënkryetarët e partisë, Sekretari i përgjithshëm, organizativ dhe ndërkombëtar si dhe koordinatorja e Forumit të grave në seancën e Komitetit Qendror muajin e kaluar.

Sipas vendimeve, të cilat janë miratuar me konsensus janë shkarkuar Aleksandar Kiracovski, sekretar i përgjithshëm, Mile Zeçeviq sekretari organizativ, Dane Talevski, sekretar ndërkombëtar, Cvetanka Laskova koordinatore e Forumit të grave dhe gjashtë nënkryetarët Frosina Remenski Tashevska, Oliver Spasovski, Petre Shilegov, Bllagoj Boçvarski, Damian Mançevski dhe Muhamed Zeqiri.

“Nëse u nisëm nga radhët tona të korrigjohemi, me korrigjimin tonë dhe me përmirësimin tonë, besoni se nuk do të lejojmë që askush në shtet pavarësisht nëse është në administratën publike, qendrore, lokale, ndërsa pranon para prej qytetarëve, të mos i plotësojë pritshmëritë e tyre”, deklaroi atëherë Zaev.