Lajm i keq për laboratoret, PCR testi nuk do nevojitet për udhëtim jashtë vendit

Shpërndaje

Në periudhën në vijim duhet të presim se do të stabilizohet situata epidemiologjike në shtet. tashmë ndodhemi në atë kurbën në rënie të gjendjes epidemiologjike, theksoi zëdhënësi i Komisionit për sëmundje ngjitëse, Zllate Mehmedoviq, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.

Ai paraprakisht në konferencë për shtyp i kumtoi dy masat e reja të cilat i propozoi Komisioni pas takimit të mbajtur, ndërkaq kanë të bëjnë me heqjen e testit të detyrueshëm PCR apo vërtetimit për sëmundje të kaluar apo vaksinim gjatë daljes nga vendi dhe të lirimit nga puna të grave shtatzëna.

Lidhur me atë nëse duhet të ketë heqje të tjera përkatësisht heqje të rekomandimeve të përgjithshme për parandalim të transmisionit të virusit apo masa, Komisioni, sqaroi Mehmedoviq, mbetet në qëndrimin se vaksinimi në shtetin tonë është 41 për qind, flasim për dy doza të marra dhe se është tejet e ulët përfshirja me vaksinim, në mënyrë që të mendohet në drejtim të heqjes së disa nga masat të cilat do të parandalonin dhe të cilat parandalojnë transmision të virusit.

“Sipas konkludimit të Komisionit, ajo që u diskutua sot është se ende ndodhemi në transmision të gjerë të virusit në nivel lokale dhe se heqja e cila do nga masat aktuale, përfshirë edhe certifikatat, mund të çojë drejt përkeqësimit të gjendjes epidemiologjike dhe mbushjes së sërishme të kapaciteteve spitalore apo të ambulancave”, tha Mehmedoviq.

Ai tha se tani për tani nuk shohin dallim në pasqyrën klinike tek pacientët me Kovid-19.

“Në pajtim me informatat e fundit, ende dominues është varianti BA1 i Omikronit dhe ende nuk kemi grumbulluar mjaft të dhëna të cilat do të japin përgjigje nëse ka ndonjë dallim në pasqyrën klinike të variantit BA2 në raport me variantin BA1. I ndjekim përvojat që janë në botë të cilat duhet të na tregojnë nëse ka çfarëdo lloj dallimi lidhur me trajtimin apo veprimin apo diagnostikimin kur dy variantet janë në pyetje, t’i implementojmë nëse mundet sa më parë”, shtoi Mehmedoviq.