Maqedoni

Zaev përsëri i hap vend Selës në Qeveri. Ia ofron këtë ministri?!

Shpërndaje

Pas informacioneve të fundit nga LSDM se nuk do ketë zgjedhje të parakohshme por vetëm rikonstruim të qeverisë, filluan të qarkullojnë edhe emrat e ministrave që mund të largohen nga kjo përbërje qeveritare.

Ashtu siç paralajmëroi para një muaj Almakos, i pari që e kap “fshesa” e Zaevit është ministri i Pushtetit Lokal Suhejl Fazliu i cili vjen nga rradhët e RDK-së të udhëhequr nga Vesel Memedi. Sipas burimeve brenda qeverise këtë ministri Zaev ja ka ofruar ASH-së të Ziadin Seles i cili pritet të shqyrtojë ofertën për tu kyçur sërisht në qeveri. Sipas paralajmërimeve të LSDM rikonstruimi i qeverisë do përfshijë së paku 8 ministri dhe mbi 20 drejtori./Almakos/