Rajoni

Për çka akuzohet Besim Beqaj, ministri i shkarkuar nga Kadri Veseli

Shpërndaje

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj është shkarkuar sot nga pozita e ministrit nga shefi i tij i partisë, Kadri Veseli.

Ndaj Beqajt, për më shumë se një vit është ngritur aktakuzë për veprën penale shkelja e statusit të barabart të shtetasve dhe banorëve të republikës së Kosovës, në rastin e Pronto për të cilën Insajderi në vitin 2016 kishte publikuar përgjime nga biseda me Adem Grabovcin.

Para 20 ditëve Gjykata e Apelit, ka vërtetuar akuzën ndaj të akuzuarve në rastin “Pronto”. Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-ministri Besim Beqaj, i cili u shkarkua sot nga Veseli.

Bashke më të para gjykatës do të dalin edhe Adem Grabovci, Zenun Pajaziti, Fatmir Shurdhaj, Sedat Gashi, Xhavit Dakaj, Njazi Kryeziu, Arbenita Pajaziti, Ilhami Gashi, Ismet Neziraj dhe Rexhë Abazi.

Ata ngarkohen me veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.

Ata do të dalin para gjykatës me me 26 qershor.

Në aktakuzën e prokuorisë pretendohet se Grabovci si deputet dhe shef i grupit parlamentar dhe i dyshuar Besim Beqaj si minstër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, duke e keqpërdorur pozitën dhe autoritetin e tyre zyrtarë, kanë tentuar krijimin e privilegjeve dhe përparësive mbi bazën e përkatësisë politike për përzgjedhjen e drejtorëve në ndërmarrjet publike.

Beqaj pas ngritjes së aktakuzës pati deklaruar se nuk jep dorëheqje.

Para se të shkarkohej nga Veseli, një sanksion tjetër ndaj Besim Beqajt dhe personave tjerë për akuzuar në rastin e njohur si “pronto”, ishte refuzimi i vizave amerikane.

Nëpërmjet një njoftimi për media, Ambasada e ShBA-ve njoftoi se personat që janë të përfshirë në rastet e mëdha të korrupsionit nuk do të mund të marrin viza për të udhëtuar në Amerikë.

Sipas ambasadës personat e përmendur me emër nuk do të mund ta vizitojnë në Amerikë.

Blakaj akuzon Lumezin se i ulëriti për Besim Beqajn

Ish-prokurori, Elez Blakaj i cili dha dorëheqje para dhjetë muajsh në letrën e tij të dorëheqjes pati akuzuar, Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezin dhe ministrin e Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqajn.

Në postimin e tij Blakaj akuzon Prokurorin e Shtetit, Lumezin se ulërinte në një takim, që kishin ai, kryeprokurori, Reshat Millaku, Drita Hajdar dhe Lulzim Sylejmani lidhur me rastin “Dosja e Shefave”.

Beqaj nuk i pati komentuar deklaratat e prokurorit të dorëhequr e as takimin me kryeprokurorin Lumezi.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besim Beqaj i cili deri sot ishte ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësis, ka marr më pak vota se sa zëvendësi i tij, Bujar Cakolli në zgjedhjet e brendshme të partisë, që janë mbajtur para dy ditësh.

Beqaj në Këshillin Drejtues të PDK-së nga bashkë partiakët ka arritur të marr vetëm 247 vota, ndërsa zëvendësi i tij, Bujar Cakolli ka mbledhur 291 vota, shkruan Gazeta Insajderi.

Pasuria e Besim Beqajt

Besim Beqaj njihet si njëri ndër ministrant më të pasur në qeverinë Haradinaj.

Në vitin 2018, si Ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, ka deklaruar 12 mijë euro para të gatshme ne emrin e tij. 116 mijë euro të përbashkëta. 26 mijë e 800 euro, para të fëmijëve, 3200 euro të bashkëshortes dhe 22 mijë euro të prindit.

Një lagje super luksoze që është në pronësi të familjes së ministrit Besim Beqaj ka filluar të marrë formë në Bellopojë të Pejës.

Plani i familjes Beqaj është që të ndërtojë 57 shtëpi luksoze, ndërkohë deri më tani janë ndërtuar vetëm gjysma.

Por ndërtimi i kësaj lagjeje është duke u parë me dyshime edhe nga Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK).

AKK kanë konfirmuar se lënda ndaj “Peja Hill” është duke u trajtuar.

“Ju njoftojmë se rasti në fjalë është pranuar dhe është në procedurë, pra duke u trajtuar”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.