Maqedoni

Maqedoni e Veriut: Drejtësi e kalbur për Almirin

Shpërndaje

Gjykatësja e lëndës, Maja Denkoska gjatë shpalljes së aktgjykimit, tha se gjatë rigjykimit të lëndës, nuk ka pasur rrethana të reja që do të ndikonin në aktgjykim dhe për këtë arsye – e ka vërtetuar vendimin të cilin njëherë Gjykata e Kumanovës e ka shpallur. Lartësia e dën*imit po ashtu u vërtetua edhe për familjarët e Almirit të ndjerë

Omer XHAFERI

Shkup, 21 qershor – Gjykata e Themelore e Kumanovës edhe pas ripërtëritjes së procesit gjyqësor për rastin Almir Aliu, nuk e ka ndryshuar vendimin ndaj të akuzuarit të parë Boban Iliq, shkruan gazeta Koha. Ngjashëm si herën e parë, edhe kësaj radhe vrasësi i Almirit katërvjeçar u dën*ua me 6 vite heqje lirie (me përjashtim të muajve që ka qëndruar në parabur*gim). Ky vendim i dytë i Gjykatës së Kumanovës vërtetohet edhe pse qytetarët shqiptarë dhe ekspertët ligjor gjatë gjithë kohës kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si është trajtuar kjo lëndë gjyqësore. Anshmëria në favor të Iliqit, nga Gjykata e Kumanovës, siç janë shprehur familjarët e Almirit, ka ekzistuar nga fillimi, por dhe në rastin e fundit. Gjykatësja e lëndës, Maja Denkoska gjatë shpalljes së aktgjykimit, tha se gjatë rigjykimit të lëndës, nuk ka pasur rrethana të reja që do të ndikonin në aktgjykim dhe për këtë arsye – e ka vërtetuar vendimin të cilin njëherë Gjykata e Kumanovës e ka shpallur. Lartësia e dën*imit po ashtu u vërtetua edhe për familjarët e Almirit të ndjerë. Kështu që Sedat Aliu, babaiu i Almirit, u dën*ua me 6 muaj heqje lirie, gjegjësisht kushërinjtë Abdullah Aliovski dhe Sami Demiri u dën*uan me 9 muaj heqje lirie.
“Kjo është shembull për drejtësi selektive. Besoj se gjeneratat e ardhshme që do ta ushtrojnë praktikën gjyqësor, do të mësojnë se si nuk duhet të gjykohet në baza etnike. Sidomos kur bëhet fjalë të akuzuar dhe të dëmtuar shqiptar. Fatkeqësisht këtë duhet ta konstatojë. Udhëzimet e Gjykatës së Apelit ishin të qarta dhe decide. Gjykata e Kumanovës në asnjë rast nuk e zbatoi dhe aq më pak ndryshoi. Ashtu veproi edhe Prokuroria e Kumanovës. Ndaj udhëzimeve të Gjykatës së Apelit ato u shurdhuan. Kjo është një lëndë e montuar nga Prokuroria e Kumanovës dhe e mbështetur edhe nga Gjykata”, tha avokati Asmir Alispahiç.
Familja e Almir Aliut përmes avokatit të tyre Asmir Alispahiç ka paralajmëruar se lufta për drejtësi për vrasjen e djalit të tyre nuk do të ndalet me vërtetimin e dën*imit ndaj vrasësit Boban Iliq. Ata kanë theksuar se nëse drejtësia nuk arrihet në instancat më të larta gjyqësore në vend, atëherë atë do ta kërkojnë në Gjykatën e Strasbur*gut. Qasjen selektive të gjykatave të vendit, kur janë në pyetje shqiptarët, avokati Alispahiç e krahasoi me vendimin e fundit të Gjykatës Penale të Shkupit, e cila në rastin e vdekjes së të riut Nikolla Sazdovski, dy të akuzuarit Besir Bela dhe Skender Demiri i dën*oi me dën*ime më të lartë prej 19 vite heqje lirie.
Për familjen e Aliu ky vendim i gjykatës ishte i pritur. Sedat Aliu, babai i Almirit të ndjerë, në prononcimin e tij para gazetarëve, tha se sekret publik është se si gjykatësit maqedonas i trajtojnë lëndët ku janë të përfshirë shqiptarët. “Kjo ishte një vrasje tjetër ndaj neve. Ne si shqiptar në Kumanovë në krahasim me bashkëqytetarët tanë maqedonas jemi plotësisht të anashkaluar para organeve gjyqësor. Ne do të vazhdojmë me ankesa, si në vend ashtu edhe jashtë Maqedonisë”, tha Aliu. Ndryshe, pala mbrojtëse e familjes Aliu në pamundësi për të propozuar shqiptimin e masave të kujdesit ndaj vrasësit Boban Iliq, tha se presin që Prokuroria e Kumanovës ta bëj një gjë të tillë. (koha.mk)