Ministri që bën ‘twerk’ maqedonisht, nuk investon ‘SHQIP’ (Video)

Shpërndaje

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka marrë pjesë në hapjen solemne të sallës së re sportive në kuadër të Shkollës Fillore Komunale “Rajko Zhinzifov”.

Ademi uroi nxënësit e kësaj shkolle për sallën e re duke vlerësuar se ata tani më kanë një objekt të ri e modern që I plotëson të gjitha standartet bashkëkohore për aktivitetet e tyre sportive.

“Prej sot nxënësit e kësaj shkollë dhe të këtij vendbanimi do të kenë objekt të ri dhe modern të sportit, që i plotëson të gjitha standardet bashkëkohore për realizim cilësor të orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive. Këtu do të kenë mundësi të ushtrojnë, për të luajtur basketboll, futboll, volejboll, hendboll, për të bërë stërvitje gjimnastikore, për të mbajtur kondicion të mirë fizik dhe për t’u përgatitur për suksese të reja sportive dhe rezultate të shkëlqyera”, tha ministri Ademi.

Gjithashtu, Ademi theksoi se nga kjo sallë sportive në të ardhmen shpreson të dalin sportistë të talentuar që do të përfaqësojnë vendin me sukses në arenën ndërkombëtare.

“Besoj se kjo sallë sporti do të jetë vatër e talenteve të reja të sportit, e sportistëve dhe reprezentacioneve të reja. Do të jetë vendi kryesor i shoqërimit ndërmjet nxënësve dhe banorëve të kësaj lagje, vend i cili nxënësit dhe të rinjtë do të largohen nga veset, do të dalin jashtë shtëpive të tyre dhe do të bëjnë rekreacion”, deklaroi ministri Arbër Ademi.

Ia rikujtojme ministrit te arsimit, Arber Ademit qe ai ne koltukun e ministrit eshte ulur me votat e shqiptareve jo te maqedonasve.

Mos te harrojme edhe ne si qytatare qe t’ia rikujtojme edhe premtimet e partise se tije per shkollen ne Recice te Vogel qe me vite eshte premtuar edhe nga qeverisja BDI-VMRO edhe nga BDI-LSDM.

Me poshte ju sjellim edhe lajmin ku funskionaret e larte te BDI-se kenaqen me muzike serbe apo maqedonase ne mitingun e Pendarovskit:

Ja kush ishin funksionarët e BDI-së që u ‘kënaqen’ me muzikë serbe në tubimin e Pendarovskit në Tetovë

VIDEO