Anketa e fundit: Aleanca e kalon BDI-në për 0.6 për qind
Insituti për hulumtimin e opinionit publik “Marketvision” para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale ka realizuar një anketë me qytetarët se cilën parti politike do ta kishin votuar nëse nesër do të kishte zgjedhje parlamentare, transmeton Zhurnal.
Lidhur me kampin shqiptar, anketa tregon se partia e Ziadin Selës (ASH) është në epërsi të vogël para partisë së Ali Ahmetit (BDI).
Kishte edhe nga ata qytetarë që në pyetjen “nëse nesër mbahen zgjedhjet parlamentare për cilën parti do të votoni?”, 16.9% u deklaruan se do të bojkotojnë, ndërsa 44% kanë refuzuar të tregojnë.
Siç potencuam, në kampin shqiptarë prinë ASH e Ziadin Selës me 3.7% ndërsa BDI me 3.1%. Për Lëvizjen BESA janë deklaruar se do të votojnë 1.5% të të anketuarve.
Anketa është zbatuar nga 22 deri 24 prill me metodë SATI – intervistë përmes telefonit me ndihmën e kompjuterit, ku janë anketuar 1067 anketues.