Kërc*ënohet vëllau i El Chekës për protestën para selisë së BDI-së
Kanë filluar protestat e paralajmëruara para selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim nga qytetarët e pakënaqur pas publikimit të disa prej përgjimeve ku pretendohet që bashkëbisedues të kenë qenë figura të larta të BDI-së.
Blerim Ameti apo i njohur dryshe si vëllau i publikuesit të përgjimeve “EL Cheka”, deklaroi se sot para fillimi të protestave është kër*cënuar nga një punonjës policie i quajtur Ali Kasami nga Tetova. Ai theksoi se kër*cënimet kishin ardhur përshkak se i njëjti ka organizuar protesta në Tetovë dhe jo në Kërçove prej naga edhe rrjedh vet Blerim Ameti.
Në protestë mendohet të kenë qenë të pranishëm rreth 40 persona./Alsat