Ushtari amerikan – Rakiqit: Më janë plagosur 25 ushtarë, s’lejojmë të përsëritet

Shpërndaje

Një ushtar amerikan i KFOR-it në Zveçan ia ka rikujtuar disa herë dhunën e protestuesve serbë ndaj ushtarëve të KFOR-it, kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq.

Ushtari amerikan ia bëri të qartë se plot 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur, madje edhe me armë zjarri.

“25 ushtarë. 25 ushtarë të KFOR-it janë plagosur. Disa prej tyre kishin plagë me armë zjarri. Disa ushtarë të KFOR-it janë plagosur nga arma e zjarrit, u janë nxjerrë plumba, jo shumë larg nga aty ku folëm të hënën mbrëma. Shenjat në plumba tregojnë se është shtënë me të nga një armë, të cilën nuk e ka NATO apo KFOR-i. Armët që kanë shtënë ato plumba nuk kanë qenë këtu. Kam ushtarë të cilëve u janë nxjerrë plumba. Është absolutisht e papranueshme”, ka thënë ushtari të mërkurën në Zveçan, në një bisedim me krerët e Listës Serbe.

Tutje, ai kërkoi nga Rakiq premtim që një situatë e tillë si ajo e së hënës nuk do të perseritet.

Rakiq dhe Simiq, që shikonin si ‘huta’ aty pranë, u munduan t’ia linin fajin Njësitit Special të Policisë së Kosovës, duke thënë se ata ishin aty afër, e jo protestuesit serbë./Arbresh.info