Jankullovska nuk shkon në bu*rg me 1 korrik
Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut deri tek Gjykata Penale ka dërguar vendim me të cilën pranohet kërkesa e Gordana Jankullovskës për anulimin e mbajtjes së dën*imit në rastin “Tanku”.
Vendimi i Gjykatës Penale me datë 08.10.2018 i rishqyrtuar nga Gjykata e Apelit, ku me datë 25.03.2019 është konfirmuar dhe ndryshuar në pjesën e dën*imit, me të cilën Jankulloska shpallet fajtor për veprën penale “Shpërdorim të pozitës zyrtare” dhe dën*ohet me 4 vite bu*rg do të shtyhet derisa Gjykata Supreme të merr vendim rreth kërkesave të parashtruara për rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit.
Përndryshe, Jankulloska do të duhej të paraqitej në bu*rg me 1 korrik.