Maqedoni

Lëvizja BESA: Aksioni policor në Luboten për të mbuluar dështimin e “fshesës” së Zevit

Shpërndaje

Për fat të keq sot banorëve të Lubotenit ju rikthyen pamjet e ngjajshme nga mas*akra e kryer në vitin 2001, ku me arsenal të njëjtë ushtarak policia hyri në këtë fshat. Kjo pamje e shëmtuar nga ana e Qeverisë dhe policisë së shtetit, kundër shqiptarëve e dëshmon se ky shtet nuk mund të zhvishet nga të qenurit shtet policorë. Lëvizja BESA dë*non ashpër aksione të tilla të policisë, kundrejt banorëve të fshatit Luboten, të cilat jane duke punuar për bukën e gojës, dhe ashtu si i garantoj edhe Kryeministri i shtetit se nuk do të prekën individët që merren me kultivimin e duhanit, u dëshmua se nuk ka mundur të mban as kësaj rradhe fjalën e dhënë.

Lëvizja BESA dë*non ndërhyrjen e forcave policore që më shumë i ngjasonte një su*lmi ushtarak sesa akcion rutinor si dhe apelojmë deri te qeveria që të lërë qytetarët e lirë të punojnë dhe në vend se të merren me këto raste, Qeveria të punoj më shumë në zbardhjen e rasteve të montuara politike si dhe pavarsimin e gjyqësorit në vend.

Nësë ky aksion policor ka të bëjë me heshtjen e dështimit nga “fshesa” e paralajmëruar atëhere kjo qeveri për fat të keq ka hyrë ne filmin e regjimit të kaluar, ku skandalet e veta i mbulonin përmes aksioneve spektakulare policore që në fund pas terrorizimit dhe dhunës ndaj familjeve të pafajshme, përfundonin me kërkim falje se aksionet policore janë bërë gabimisht.