Arre*stohet ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në Hungari
Ish kryeministri në arrati Nikolla Gruevski sot ishte në proces gjyqësor në Budapest, ku pritet që të vendoset për ekstradimin e tij.
Mediat hungareze kanë publikuar fotografinë dhe videon e tij.
Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqitur me kapelë dhe syza të diellit, i cili nuk i ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.
Ai kishte mbuluar duart e tij me një sako, ndërsa mendohet se në duar ka pasur pranga.
Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dën*uar me bu*rg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.
Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari.