Sela flet për Vesel Memedin dhe “fshesën” e Zaevit
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela sot nuk deshi të komentoj vendimin për dorëzimit e mandatit të deputetit nga Vesel Memedi. Ai tha me këtë veprim po rregullohet një padrejtësi që i është bërë koalicionit të tij, pasi Memedi u zgjodh deputet nga po ky koalicion në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, dhe se ai ja ktheu shpinën këtij koalicioni.
Ai tha se kalimi i mandatit të deputetit tek Arta Toçi do të përforcon pozicionin politik të Aleancën për Shqiptarët dhe do të ngris zërin e opozitës shqiptare. I pyetur nëse ka biseduar me zonjën Toçi nëse do ta pranon mandatin e deputetit, Sela tha se për këtë ka biseduar kur është bërë lista për deputet dhe se nuk ka nevojë të diskutohet.
I pyetur se pse opozita shqiptare gjatë ditës së djeshme ishte pasive gjatë debatit për rikonstruimin e Qeverisë në Kuvend, Sela tha se gjatë ditës së sotme është i katërti në listë dhe se do të shpreh qëndrimet e opozitës shqiptare.